
Dje rreth orës 17:55 ndodhi një aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Nga aksidenti pësoi lëndime shoferi që shkaktoi aksidentin i cili më pas u bart me auto-ambulancë drejt Spitalit të Mitrovicës.
Kështu njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Njoftimi i plotë:
Shupkovc, Mitrovicë 25.04.2023 -17:55. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime trupore pëson i dyshuari dhe i njëjti dërgohet për trajtim mjekësor.







