Aurora Group
LAJME

Shok në Izrael: Ministri i ekstremit të djathtë propozon “burg me krokodilë” për palestinezët

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka tronditur opinionin publik me një propozim ekstrem: ndërtimin e një qendre paraburgimi për të burgosurit palestinezë, të rrethuar me krokodilë, për të pamundësuar arratisjet.

Ideja, e cilësuar si “e pazakontë” edhe nga vetë institucionet izraelite, po shqyrtohet nga Shërbimi i Burgjeve dhe u prezantua në një takim zyrtar sigurie. Qendra pritet të ndërtohet pranë Hamat Gaderit, afër Lartësive të pushtuara të Golanit, në një zonë ku ndodhen ferma krokodilësh.

Active

Propozimi vjen në një klimë tejet të tensionuar, teksa Knesseti përgatitet të votojë edhe një projektligj tjetër të Ben-Gvirit, që parasheh ekzekutimin e të burgosurve palestinezë të akuzuar për sulme ndaj Izraelit.

Aktualisht, mbi 9.300 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë për torturë, kushte çnjerëzore dhe vdekje në paraburgim. Propozimi i fundit ka ngritur alarme serioze ndërkombëtare për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Premium Store