Shoqata “Bereqeti” pranon donacion 300 jakne dhe 300 palë këpucë nga Turqia, do shpërndahen për fëmijët mitrovicas

Dega e “Bereqetit” në Mitrovicë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 300 palë këpucësh dhe 300 jaknesh nga Dijaneti i Turqisë, shkruan “Mitropol”.
Ky donacion do u shpërndahet fëmijëve të qytetit të Mitrovicës nëpër shkollat që kanë bërë kërkesë pranë shoqatës.
Njoftimi i plotë:
Vazhdojmë tutje..!
Sot, dega e bereqetit në bashkëpunim me Bereqetin qender dhe Dijanetin e Turkisë pranuan donacion 300 palë këpuca dhe 300 jakne për fëmijët e qytetit të Mitrovicës, të cilët ne ditët në vijim do shpërndahen nëpër shkollat që kanë bërë kërkesë pranë Bereqeti dega- Mitrovicë







