
Ditën e djeshme, Shoqata “Bereqeti”, në bashkëpunim me International Charity Organization, ka shpërndarë 250 pako me mish kurbani për 250 familje në nevojë në komunën e Vushtrrisë.
Në përzgjedhjen e përfituesve, përveç familjeve me jetimë, janë përfshirë edhe familje të evidentuara nga Shoqata “Drita Jonë”, si dhe familje me kushte të vështira ekonomike.
Koordinatori i “Bereqetit”, Hoxhë Sadik Hasani, falënderoi organizatën partnere për donacionin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbështetje të familjeve nevojtare.







