Market Florenti
02LAJME

Shoqata ‘Bereqeti’ siguron shumën monetare për operimin e mitrovicasit

Ditë më parë shoqata humanitare’Bereqeti’ dega në Mitrovicë, njoftoi se një qytetar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë monetare në vlerë prej 5000eurosh që të realizojë një operim për ruajtje të funksionit të veshkave.

Sot është bërë e ditur se shoqata ka arritur të mbledhë shumën e nevojshme për kryerjen e operimit të mitrovicasit F.E, shkruan ‘Mitropol’.

Aurora Group

Shoqata ‘Bereqeti’ ka njoftuar se edhe spitali ka bërë zbritje nga çmimi fillestar në shumë prej 950 eurosh, e gjithashtu ata shprehin falenderim edhe për gjithë ata që kanë ndihmuar në sigurimin e shumës./Mitropol

Postimi i plotë:

Faleminderimi i takon Allahut, dhe pastaj juve bamirës ..!

Sot kemi kryer pagesën për qytetarin F.E, për operim.

Fillimisht vlera e operimit ishte caktuar në 5350 euro, mirëpo Spitali Amerikan në Prishtinë, ka bërë zbritje nga çmimi fillestar në shumë prej 950, falenderojmë spitalin amerikan për ndihmë.

Sot është kryer pagesa, gjersa nesër do të kryhet operimi.

Lusim Allahun që t’i dhurojë sukses , kurse juve bamirës Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij…!

Me respekt stafi

Bereqeti dega- Mitrovicë

Koha