Premium Store
02LAJME

Shoqatat e dalura nga lufta, nesër organizojnë mbajtje të homazheve për nder të heroit Xhevat Jusufi

Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, degët në Mitrovicë, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Vushtrrisë, në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Xhevat Jusufit, kanë organizuar mbajtje të homazheve, njofton “Mitropol”.

Me këtë rast janë ftuar që pjesëmarrës në homazhe të jenë të gjithë qytetarët.

Active 1

Homazhe do të bëhen në vendin e rënies në fshatin Smrekonicë nga ora 11:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Me datën 03.01.2023 Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, degët në Mitrovicë, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Vushtrrisë kanë organizuar homazhe, ku ftoheni të merrni pjesë në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Heroit Xhevat Jusufi.

Homazhe do të bëhen në vendin e rënies në fshatin Smrekonicë nga ora 11:00.

Ardhja juaj nderon veprën e Heroit dhe të gjithë dëshmorëve.

Lavdi Heroit të Kosovës Xhevat Jusufi!

Koha