KOSOVËLAJME

Shormaz: Rakiq nuk pati guxim ta raportonte rrahjen në Mitrovicë

Politikani serb, Dragan Shormaz ka komentuar rrahjen e deputetit të Parlamentit të Serbisë Goran Rakiq. Sipas tij, Rakiq edhe pse ishte rrahur, nuk ka pasur guxim ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës.

Roadside
Market Florenti

“Kryeministri i rrëzuar Vuçeviç bëri të ditur se Kurti do të bëjë një provokim të ri sot?! Kur ajo… mediat në Kosovë raportojnë se Goran Rakiq është rrahur dhe ka përfunduar në spital! Në foto është “dajakxhia” Goran Vuçeviq të cilin Rakiq nuk ka guxuar ta raportojë”, shkruan ai.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Ndryshe sipas mediave, Goran Rakiq dyshohet se ishte rrahur nga Goran Vuçeviq natën e së shtunës. I njëjti kishte pësuar lëndime në kokë dhe duar, ndërsa rastin nuk e kishte lajmëruar në Policinë e Kosovës. Ndihmë duke e dërguar në spital i kishte ofruar edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Serbisë, Igor Simiq.