TEB
02KOSOVËLAJME

“Show” me armë në Mitrovicë: Arrestohen dy të dyshuar pasi u kapën në video me kallashnikov

Një video që po qarkullonte në rrjete sociale, ku shfaqeshin dy persona duke përdorur armë zjarri, ka alarmuar Policinë e Kosovës dhe ka çuar në arrestimin e dy të dyshuarve nga Mitrovica, njofton Mitropol.

Aurora Group

Ngjarja ka ndodhur më 22 prill 2025, rreth orës 11:45, në rrugën “Liqeni” në jug të qytetit. Pas verifikimeve dhe identifikimit të personave në incizim, policia ka ndërmarrë masa operative që kanë rezultuar me ndalimin e tyre më 24 prill.

TEB

Gjatë bastisjes, nga të dyshuarit është sekuestruar një armë automatike e llojit AK-47, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë xhirimeve.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre është ngritur procedurë për “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim të armës”.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimin për qasjen e lehtë në armë zjarri dhe rrezikun që paraqet përdorimi i tyre në hapësira publike, për më tepër kur ato shndërrohen në mjete për video “spektakle”.

Mitropol do të ndjekë nga afër zhvillimet rreth këtij rasti.

Liri