Medi
KOSOVËLAJME

Shpend Ahmeti i del në përkrahje vëllaut të Mimoza Kusarit: Shyqyr që jeton jashtë dhe e jeton jetën që don

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar me një postim në Facebook, pas publikimit të fotografive të vëllaut të Mimoza Kusarit gjatë ceremonisë së martesës së tij, shkruan Mitropol.

Ylber Kusari, që jeton jashtë vendit u martua me një burrë nga Kanada, ndërsa fotot e martesës duke u puthur bën bujë në mediat vendore.

Tripika

Reagimet ishin nga më të ndryshmet, ndërsa ish i pari i Prishtinës i doli në mbrojtje Ylber Kusarit.

Ai theksoi se publikimi i këtyre fotove nuk është fer, sepse Ylber Kusari nuk është figurë publike në Kosovë.

Tutje, Ahmeti shkroi se ka zero interes publik në këto foto.

Statusi i plotë:

Unë nuk kam pa fotografi prej martesave të vëllezërve apo motrave të deputetëve tjerë, prandaj fotot e vëllaut të Mimozes nuk janë qasje fer. Përvec që jeton jashtë mu për shkak të paragjykimeve me e ndjek edhe jashtë vendit… Shyqyr që jeton jashtë e mundet me jetu jetën që e don.

Ka zero interes publik në publikimin e këtyre fotove. Ylberi nuk është figurë publike pa marr parasysh që e ka motër Mimozen.

Premium Store