
Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë nën dyshimin se kanë kryer shpërlarje parash, shkruan Mitropol.
Siç njofton Policia e Kosovës, një nga të arrestuarit është zyrtar i ATK-së.
“Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në raportin policor.








