Aurora Group
02LAJME

Shpërthim afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri

Mbrëmë pak para mesnatës është dëgjuar një shpërthim në Mitrovicën e Veriut, shkruan Mitropol.

Siç e konfirmoi për “Mitropol” zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, shpërthimi ka ardhur si pasojë e hedhjes së një granate dore.

Aurora Group

“Dëmet janë minimale dhe nuk ka të lënduar”, tha Elshani për Mitropol.

Shkaqet për hedhjen e granatës nuk dihen dhe rasti është duke u hetuar.

Premium Store