02KOSOVËLAJME

Hidhen fishekzjarre në jug, shkaktohet shpërthim i fuqishëm

Fushata

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit, gjë e cila shkaktoi zhurmë të madhe gjithandej qytetit.

Florenti Company

Lajmin për “Mitropol” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për ndonjë shpërthim nga ana veriore.

“Sipas informacioneve nga terreni ka pasur hedhje të fishekzjarreve në Mitrovicë Jugu. Njësitet policore po punojnë në vazhdimësi në terren.”, tha tutje Kelani për Mitropol.