Shpërthim në Mitrovicë të veriut, dëmtohen 7 vetura dhe lëndohen 2 persona, një nga ta në gjendje të rëndë

Sonte rreth orës 23:50 në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të veriut ka ndodhur një shpërthim, shkruan Mitropol.
Dyshohet të jetë hedhur granatë dore. Këtë e ka konfirmuar për “Mitropol” zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe janë lënduar dy persona.
“Njëri ka lëndime më të rënda por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elshani për Mitropol.
Policia e Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Mitropol







