02LAJME

Shpërthimet piroteknike tmerrojnë mitrovicasit, shkak Veriu – Inspeksioni në gjumë

Fushata

Qytetarë të shumtë të Mitrovicës shprehen të shqetësuar në lidhje me shpërthimet e shpeshta të mjeteve të fuqishme piroteknike në jugun e qytetit, shkruan “Mitropol”.

Shumë prej tyre kanë adresuar ankesat e tyre në redaksinë e Mitropol duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj neglizhencës së Drejtorisë së Inspeksionit të udhëhequr nga Valon Brahimi dhe ndaj Policisë së Kosovës e cila nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë në këtë drejtim.

Florenti Company

Arsye për shqetësimet serioze të tyre qytetarët thonë se janë traumat që kanë fituar nga shpërthimet e shok-bombave në veri të vendit.

Detaje në lidhje me temën ka dhënë gazetari Urall Boshnjaku në emisionin “Ora shtatë në Klan Kosova”.

VIDEO