KFC
02LAJME

Shpërthimi në Kçiq: Edhe një paciente dërgohet për trajtim jashtë vendit, 4 të tjerë vazhdojnë mjekimin në QKUK

Fushata

Në Klinikën e QKUK-së ende po vazhdon mjekimi i disa prej pacientëve të cilët u lënduan si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.

Florenti Company

Drejtoresha e Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi, ka thënë se nga të gjithë të lënduarit, një prej tyre është dërguar për trajtim të mëtejmë në Stamboll për shkak të djegies së madhe që ka.

TEB

“Në repart i kemi katër pacientë, njëri është lëshuar dhe është në përmirësim e sipër i cili vjen në kontrolla kohë pas kohe. Njëra nga pacientet e cila ishte në mjekim intensiv, sot me mbështetje financiare nga Ministria e Shëndetësisë është dërguar në Spitalin në Stamboll, pasi djegia është e shkallës së tretë, djegie e cila është e madhe për moshën e saj”, ka thënë Zatriqi për gazeta10.

Tutje Zatriqi tha se nga katër pacientët që vazhdojnë mjekimin, një prej tyre është në mjekim intensiv, derisa gjendja e tij është stabile.

“Nga gjithë kjo tragjedi, katër nga pacientet vazhdojnë mjekimin, tre në kirurgji plastike dhe një në mjekim intensive mirëpo gjendja e tyre vazhdon të jetë stabile”, ka thënë Zatriqi.

Market Florenti