Shpërthimi në veri dyshohet se erdhi pas një fotografie të ish-kryetarit të Zubin Potokut me Izmir Zeqirin
Gazetari Urall Boshnjaku ka folur për shpërthimin e mbrëmshëm në Zubin Potok, ku tha se ka ndodhur tek objekti shumëkatësh, i cili dyshohet të jetë pronë e ish-kryetarit të kësaj komune, Stefan Vulloviq.
Boshnjaku tha se deri te shpërthimi dyshohet se ka ardhur pasi Vulloviq ka një fotograf të përbashkët me kryetarin aktual të kësaj komune, Izmir Zeqirin.
“I njëjti shpërthim ka shkaktuar edhe një zjarr dhe për pak minuta kanë mbërritur zjarrfikësit. Deri te shpërthimi ka ardhur pasi Stefan Vulloviq, ka një fotografi të përbashkët me Izmir Zeqirin, për të cilin edhe u linçua në rrjetet sociale”.
“Kjo fotografi ka ngjallur reagime te komuniteti serb, deri te shpërthimi që ndodhi mbrëmë. Pra, në rrjetet sociale është një lloj frustrimi në anën e serbëve, të cilët nuk po duan që t’i lënë serbëve që kanë pranuar të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”, tha ai në “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Policia mbrëmë ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin, ku thanë se përveç dëmëve materiale, nuk ka persona të lënduar.