Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Shpërthimi në veri: Forcat speciale të Policisë së Kosovës bëjnë bastistje në dy fshatra të Zubin Potokut

Foto ilustrim

Mbrëmë në ora 19:00 ndodhi shpërthim i fuqishëm në kanalin e Ibër-Lepencit duke dëmtuar dukshëm këtë infrastrukturë vitale për furnizim me ujë, shkruan “Mitropol”.

Florenti Company

Pas shpërthimit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut Policia ka kryer bastisje në dy fshatra.

TEB

“Mitropol” raportoi qysh herët se bastisjet u kryen në fshatrat Uglarë dhe Varagë.

Këtë e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se në fshatrat Varragë dhe Uglarë, në territorin e komunës së Zubin Potokut, janë duke u bërë bastisje.

Elshani shtoi se për momentin nuk mund të japë më shumë informacione.

“Policia po bën kontrolle në këto dy fshatra, por nuk mund të them asgjë më shumë për këtë”, tha ai./Mitropol/

Market Florenti