KOSOVËLAJME

Shpërthimi në veri, Osmani takohet me Maqedoncin, Jasharin dhe Ajetin: Diskutuam për masat e ndërmarra

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas sulmit që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Roadside
Market Florenti

Sipas njoftimit nga presidenca, thuhet se në takim u diskutua për situatën e shkaktuar dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

Pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti. Në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar.”

“Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar.” – thuhet në njoftim.