Medi
02LAJME

Shpëtuesi i 11 vjeçarit do propozohet si “Qytetar Nderi” i Mitrovicës pas raportimit të Mitropol

Valon Fetahu është qytetari i cili dje i shpëtoi jetën një fëmiu 11 vjeçar i cili ishte gati duke u mbytur në Liqenin Artifical në Mitrovicë.

Për heroizmin e Fetahut raportoi Mitropol, e që pas raportimit nga portali i menjëhershëm ishte reagimi i një asambleisti të Kuvendit Komunal nga radhët e LVV, i cili komentoi në këtë artikull të portalit.

Weelnes

Ishte asambleisti Armend Begu i cili tha se Valon Fetahu me gjestin që bëri duhet të shpallet “Nderi i Qytetit”, për çka u zotua ta iniconte si nismë në Asamblenë Komunale.

“Valon Fetahu, heroi i ketij akti duhet te shpallet ‘Nderi i Qytetit’, dhe do ta inicioj kete nisme ne Asamblene Komunale te Mitrovices ne Seancen e ardhshme! Djaloshit qe ka pësuar i uroj sherim te shpejte!”, shkroi Fetahu, përcjell Mitropol.

Fetahu dje u shpreh se vrapoi ta nxirrte nga uji djaloshin vetëm për hir të Zotit pa asnjë interes.

 

/Mitropol/

Weelnes