“Shpirtin e shëmtuar nuk e zbukuron as me intervenime për dobësim”: Vajza e Jakup Krasniqit me reagim të ashpër ndaj Presidencës
Në faqen zyrtare të Presidencës, biografia e Jakup Krasniqit theksonte faktin se ai “ishte arrestuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.
Pas kësaj, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Ajo ka bërë një reagim të ashpër, duke ia përmendur presidentes Osmani edhe ndërhyrjet kirurgjike për dobësim.
Postimi pa ndërhyrje:
Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu sic besoj qe shpirtin e shemtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike per dobesim e as me rroba firmato.