Shqipëria një hap larg Kupës së Botës, fiton ndaj Andorrës dhe siguron play-offin, Anglia e çoi Serbinë në shtëpi

Kombëtarja e Shqipërisë është vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës historike, pjesëmarrjes për herë të parë në Kampionatin Botëror, shkruan Mitropol.
Kuqezinjtë arritën një fitore të rëndësishme sonte në transfertë ndaj Andorrës, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.
Golin vendimtar e shënoi mesfushori Kristjan Asllani në minutën e 67-të, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë jetike.
Me këtë sukses, skuadra jonë ngjitet në kuotën e 14 pikëve në Grupin K dhe siguron vendin e dytë, që e çon direkt në fazën play-off.
Ndërkohë, Anglia vazhdon të kryesojë grupin pas fitores së sotme ndaj Serbisë, duke shkuar në 21 pikë.
Ndeshja e fundit e kualifikimeve do të luhet të dielën në “Air Albania”, ku Shqipëria do të përballet me kombëtaren angleze në një sfidë që pritet me emocione të mëdha./Mitropol/








