Shqipëria së shpejti fillon prodhimin e armëve të ndryshme ‘Made in Albania’
Me 22 gusht 2024, ka hyrë në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie, e ku Shqipëria së shpejti do të prodhojë armë “Made in Albania”.
Uzinat kur dikur prodhoheshin pushkë të vjetra të llojit Siminov apo edhe automatiket Kallashnikov do të modernizohen.
Me ligjin e ri të miratuar në Kuvend para disa ditësh, Shqipëria po synon rihapjen e fabrikave të armatimit.
Ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, ka vizituar uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.
Hapi tjetër është regjistrimi dhe krijimi i shoqërisë tregtare për prodhimin e municioneve e armatimit ushtarak të quajtur KAJO, konstituimi fillimi i punës së saj.