Aurora Group
KOSOVËLAJME

Shqiptarët s’dëgjojnë për shtet, shesin elektroshokun online haptazi në Facebook

Bazuar në Ligjin për Armët, elektroshoku konsiderohet armë dhe ndalohet shitja e paautorizuar e tij, nga dhe te persona të paautorizuar, e që më tepër përmes internetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, pavarësisht kësaj, faqja “Pro Plus Kosova” bën shitjen e paautorizuar të elektroshokut, përmes internetit.

Aurora Group

Sipas personave që e mbajnë këtë biznes, për ta poseduar një elektroshok, juve ju mjaftojnë 12 euro dhe dy ose katër ditë kohë që porosita të arrijë te ju.

Ndërsa atyre emri, mbiemri, adresa dhe numri kontaktues i telefonit tuaj.

“Po vlen (oferta), 2/4 ditë (vjen porosia). Kemi dyqan në Shkup, ndërsa në Kosovë punojmë nëpërmjet porosive. Edhe elektroshok edhe dritë është, 3600 w.”

Të pyetur nëse duhet poseduar leje, autorizim, për blerjen ose shitjen e elektroshokut, ashtu siç e parasheh ligji – nga kjo faqe janë përgjigjur se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

“Jo, mundesh me ble. Për ta bërë porosinë na duhet: emri, mbiemri, adresa dhe numri për kontakt”, thanë nga kjo faqe.

Sipas tyre, elektroshoku mund të përdoret për vetëmbrojtje “kur paraqitet nevoja” apo nga qentë agresivë.

Mirëpo, “Pro Plus Kosova” nuk është adresa e vetme ku qytetarët e Kosovës mund të blejnë elektroshok.

Kjo armë po shitet, pa u kontrolluar e penguar nga askush edhe në faqen “MerrJep” e në pazare.

Kohë më parë në grupin e Facebook-ut “Maniakë t’teknologjisë”, një person ka pyetur se ku mund të gjejë elektroshok dhe shumë nga komentuesit i kanë thënë se një blerje të tillë mund ta bëjë edhe në “pazar”.

Dogana e Kosovës e cila është njoftuar nga Gazeta Sinjali për këtë rast ka thënë se do ta trajtojnë menjëherë.

“Ju faleminderit për informatën, dogana menjëherë do ta trajtojë këtë rast, normalisht do ta përcjellim edhe te Policia e Kosovës, sipas dispozitave ligjore”, thuhet në përgjigjen e Doganës për Sinjalin.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës i patën thënë Sinjalit se kjo çështje i takon Doganës.

Aquapark 2