Dukato 2
02LAJME

Shtatë persona dërgohen në Spital pas aksidentit të djeshëm në Kçiq

Një aksident trafiku që ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Kçiq të Mitrovicës ka përfshirë shtatë persona, njofton “Mitropol”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë femra dhe dy meshkuj kanë qenë në mesin e të lënduarve nga aksidenti mes dy veturave të tipit Golf, të cilët janë bartur në Spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” me dy auto-ambulanca.

eKiosk

”Pesë femra dhe dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në mes të dy veturave.”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

Active