Shtatë persona intervistohen për gjuajtjen në Vushtrri
Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Në lidhje me këtë rast zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Mitropol ka thënë se nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë.
Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë.
Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë.
Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim.
Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve.”, ka thënë Zahiti per Mitropol.