KOSOVËLAJME

Shtatë persona nën hetime në lidhje me zyret serbe të mbyllura kohëve të fundit në Dukagjin

Në lidhje me mbylljen e disa zyreve të administruara nga Serbia në Kosovë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i ka thënë Kohës Ditore se shtatë persona janë duke u hetuar në lidhje me rastet.

Roadside
Market Florenti

“Nga ky aksion janë shoqëruar në polici shtatë persona, ku po ata janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshimtë dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë hapur raste penale ndaj tyre. Aktualisht policia me kërkesë të prokurorisë është duke zhvilluar hetimet dhe duke grumbulluar edhe prova të tjera”, ka thënë Nikqi.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Janë sekuestruar pajisje kompjuterike, telefona dhe dokumente të shumta të cilat kanë pasur mbishkrime dhe vulë të shtetit serb, ndërsa ato janë sekuestruar me vendim të prokurorit të shtetit dhe njëkohësit janë siguruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Kujtojmë se rreth mbylljes së këtyre zyreve ka reaguar ashpër ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe Bashkimi Evropian, ku janë shprehur se Statusi i tyre zgjidhet përmes dialogut të fascilituar nga BE e më konkretisht përmes Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.