Medi
02KOSOVËLAJME

Shtatë persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Shupkovc, njëri dërgohet në QKUK

Mbrëmë rreth orës 22:40 “Mitropol” raportoi për një aksident të rëndë trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht tek IP Petrol më Shupkovc të Mitrovicës.

Dëshmitarët thanë për “Mitropol” se nga aksidenti kishin pësuar lëndime tre persona, një nga të cilët në gjendje të rëndë.

Weelnes

Por detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë ka ofruar raporti i Policisë së Kosovës, ku raportohet se përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar  shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Një nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në gjendje të rëndë.

“Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë në lidhje me rastin./Mitropol/

Active 1