
Rreth orës katër të mbrëmjes së sotme, në pjesën veriore të Mitrovicës, një mjet i fortë piroteknik është hedhur në oborrin e një shtëpie në pronësi të një gruaje shqiptare.
Lajmin e ka konfirmuar për KoSSev zëvendëskomandanti i rajonit të Veriut, Veton Elshani, duke thënë se bëhet fjalë për një bombë shokuese, por nuk ka konfirmuar se bëhet fjalë për shtëpi shqiptare, transmeton “Mitropol”.
Hetimet janë kryer në orët e para të mëngjesit, ndërsa policia ka siguruar vendin e ngjarjes. Në vendngjarje në një bisedë me banorët e zonës na thanë se bëhet fjalë për një mjet të fortë piroteknik.
Është një lagje rezidenciale shumëkombëshe ku banojnë shqiptarë e serbë që ndodhet pranë gjykatës dhe shpërthimi i fortë ka shqetësuar banorët./Mitropol/








