Shtëpia ku u hodh koktej molotovi në veri ishte ndërtuar nga Qeveria, reagon Krasniqi: Sulmi u nxit nga Vuçiq
Një koktej molotiv është hedhur sot në një shtëpi në veri të Mitrovicës, saktësisht në Zveçan.
Kjo shtëpi është në pronësi të një shqiptari, ndërsa në lidhje me rastin është deklaruar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi.
Krasniqi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30 gjatë mesnatës kur një patrullë policore ka identifikuar se ka tym në një shtëpi të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai tha se zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar.
Ministri theksoi se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar përpos dëmeve materiale.
Po ashtu ai deklaroi se kjo s’është hera e parë që ka sulme të tilla, por kjo s’është hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.
Në lidhje me rasti pati një deklarim edhe nga Policia e Kosovës, ku u tha se njësitë policore po punojnë në drejtim të ndriçimit të rastit.
“Rreth orës 00:30 patrulla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejt tym në një shtëpi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër policia ka vërejtur derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit. Për momentin nuk kemi të dyshuar apo të arrestuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”.
Reagimi i plotë:
Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dëmeve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja.
Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm.
Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore.