Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Shtetasja e Shqipërisë raporton në Polici se u rrah nga burri serb në Zubin Potok

Një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Zubin Potokut, ku një grua shtetase e Shqipërisë ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike.

KFC

Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur më datë 11 dhjetor 2024, rreth orës 19:00, pas një mosmarrëveshjeje familjare. Viktima ka pohuar se bashkëshorti i saj i nacionalitetit serb, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Pas raportimit të ngjarjes, policia ka ndërhyrë menjëherë duke intervistuar të dyja palët për të zbardhur rrethanat e incidentit.

TEB

Prokuroria, pas shqyrtimit të rastit dhe provave të mbledhura, ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në paraburgim. Kjo masë është ndërmarrë për të garantuar sigurinë e viktimës dhe për të mundësuar një hetim të pavarur e të paanshëm.

Dhuna në familje mbetet një problem i përhapur dhe shqetësues në shoqërinë tonë, i cili kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe organizatave që merren me mbrojtjen e viktimave./Mitropol/

Koha