TEB
KOSOVËLAJME

Shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhet e Ulqinit

Çmimet e çadrave dhe shtretërve në plazhe janë rritur ndjeshëm, pasi ndërmarrja shtetërore Morsko dobro ka trefishuar qiranë për shfrytëzimin e plazheve.

Roadside

Xhavit Hoxhiq nga Ulqini thotë për REL-in se vitin e kaluar paguante 42 mijë euro për qiranë e plazhit, ndërsa këtë vit rreth 114 mijë euro – pothuajse trefish më shumë.

TEB

Përveç qirasë, ai thotë se vetëm për ta pajisur plazhin rreth 200 metra të gjatë, duhet të investojë të paktën edhe 50 mijë euro.

“Do të na duhet të rrisim çmimet e shtretërve, pijeve dhe ushqimit – përndryshe nuk ka gjasa që ta përballojmë këtë qira”, thotë Hoxhiq.

Sipas Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Madh, çmimi mesatar i dy shtretërve të plazhit në rivierën e Ulqinit këtë sezon do të jetë nga 17 deri në 20 euro, krahasuar me 15–17 euro vitin e kaluar.

“Tani mbetet të shihet sa konkurrues do të jemi me këto çmime, por kjo ishte strategjia – të merret sa më shumë nga qiratë”, thotë ai.

Ministri i Urbanizmit, Sllaven Radunoviq, deklaroi në televizionin publik malazias se këtë vit shteti ka arkëtuar shtatë herë më shumë nga qiratë e plazheve krahasuar me vitin 2021 – plot 35 milionë euro.
Megjithatë, një muaj e gjysmë pas nisjes zyrtare të sezonit, shumë plazhe ende nuk janë hapur për shkak të tenderëve të vonuar.

Edhe pse deri në fund të majit 90 për qind e qiramarrësve kishin nënshkruar kontratat, shumë prej tyre ende nuk kanë leje për të punuar.
Hoxhiq thotë se për të hapur plazhin, barin veror dhe kampin, i duhet një “mal” dokumentesh, projekte urbanistike e të tjera.

“Ka aq shumë letra, sa që do të na duhej deri në fund të dhjetorit për t’i kompletuar të gjitha”.

Për këtë arsye, autoritetet në Ulqin kanë propozuar që ndërmarrja Morsko dobro të japë leje të përkohshme për qiramarrësit, deri në përmbushjen e dokumentacionit të nevojshëm.

REL-i i ka pyetur autoritetet për këtë, por nuk ka marrë përgjigje./Radio Evropa e Lirë/

Liri