
Furrat e bukës që veprojnë pranë Universitetit të Prishtinës kanë filluar t’i shtrenjtojnë çmimet e tyre, shkruan Mitropol.
Kësisoj, byreku, ushqimi që konsumohet nga studentët është shtrenjtuar nga 0.70 cent në 1 euro.
Disa studentë e kanë komentuar këtë shtrenjtim duke theksuar se kjo po e “rëndon”, xhepin e tyre financiar.
“Për një student është shumë ky çmim, sepse është jo proporcional me buxhetin tonë”, tha njëri nga studentët.
Kujtojmë se ditëve të fundit janë shtrenjtuar edhe artikujt e tjerë ushqimorë. /Mitropol/








