Shtrihet në spital për shkak të presionit miss-i nga Serbia që bëri shqiponjën me duar

Valentina Petroviq e cila ka përfaqësuar Serbinë në garën Miss Intercontinental në Egjipt është shtruar në spital me të arritur në Serbi, raportojnë mediat lokale. Petroviq e cila së bashku me përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës dy krerëshe, fotografia e të cilave ishte bërë virale dhe e njëjta kishte marrë kritika të shumta në Serbi.
Sipas koleges së saj, Nadja Kljajiq, tha se Valentina Petroviq me të arritur në Serbi ka përfunduar në spital me infuzion.








