02KOSOVËLAJME

Shtyhet intervistimi i kandidatëve për kryeshef në NPL “Stacioni i Autobusëve”: Kush po e dëshiron dështimin e procesit?

Ndërmarrja publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë është në proces të zgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv. Por ky proces ka hasur në pengesa në fazën e intervistimit të kandidatëve. Procesi i intervistimit të 7 kandidatëve, i cili ka pasur të mbahet sot, është shtyrë.

Roadside
Market Florenti

Kjo për faktin se Bordi i Drejtorëve nuk është pajtuar për thirrjen e një kandidati, i cili pretendohet se ka konflikt interesi për këtë pozitë.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

Shtyrje e intervistimit duke se nuk është bërë nga Bordi i Drejtorëve të kompanisë, i cila është kompetent për këtë çështje.

Një komunikim elektronik në mes të kryesueses së bordit dhe Komisionit Komunal të Aksionarëve, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, flet për tendencat për ta prishur këtë konkurs.

Kryesuesja e Bordit, Saranda Sadriu, për shkak të mos pajtimit të të gjithë anëtarëve për shtyrjen e intervistimit të kandidatëve për pozitën e kryeshefit, ka kërkuar ndihmën e Komisionit Komunal të Aksionarëve.

Edhe përkundër përpjekjeve të mija, ku tre herë radhazi e ftova bordin në takim urgjent, mbledhjet dështuan për shkak të mungesës se kuorumit. Kandidat e kualifikuar janë ftuar për intervistë për datën 07.12.2023, duke përfshirë edhe kandidatët për të cilët pretendohet se nuk është dashur të ftohen. Në situatën në të cilën ndodhemi, mua si kryesues e Bordit me mbetet të ju drejtohem juve për të na udhëzuar si të verohet me tutje”, është thënë në emailin që Sadiru ia ka dërguar anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve.

Më pas, Donjeta Dragusha, njëra nga tre anëtaret e Komisionit Komunal të Aksionarëve, i është përgjigjur Sarada Sadriut, duke i rekomanduar shtyrjen e intervisitmit.

Në këto rrethana ju rekomandojmë që intervistomi i kandidatëve të shtyhet të paktën për një ditë dhe lusim që nesër gjatë ditës bordi të takohet në mënyrë që t`i trajtojë të gjitha çështjet e dalura pas përcaktimit të listës së ngushtë të kandidatëve në mënyrë që t`i evitoj të gjitha pengesat ligjore të cilat mund të kenë pasoja për dëmtim të procesit”, është thënë në email.

Me tej, në këtë email bordi edhe kërcënohet me shkarkim nëse nuk i përmbush detyrat.

Nëse bordi nuk i merr parasysh rekomandimet e sipër theksuar, si Komision Komunal i Aksionarëve jemi të obliguar që t`i ndërmarrim veprimet të cilat kanë ndikim në funksionalizimin e Bordit dhe garantimin e ligjshmërisë në ndërmarrje”, është thënë në email, duke treguar se në takimin ku është vendosur për këtë përgjigje ka marrë vetëm ajo dhe Amiz Simnica, dhe jo kryesuesi i këtij komisioni Arben Kqira.

Në përputhje më këtë rekomandim, Saranda Sadriu, dje pasdite ka udhëzuar u.d e sekretarit të ndërmarrje për t`i njoftuar kandidatët se intervistomi i paraparë të mbahet sot do të shtyhet deri në njoftimin e ardhëm.

Një burim i mirinformuar brenda ndërmarrjes i ka thënë gazetës Nacionale se Komisionit Komunal i Aksionarëve nuk ka kompetencë për shtyrën e intervistimit të kandidatëve. Sipas burimit, kjo është kompetencë e Bordit të Drejtore.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se deri te ky ngërç i procesi ka ardhur pasi njeri nga 7 kandidatë që janë në listën e ngushtë është në konflikt të interesit.

Behët fjalë për Drin Mehmetaj, i cili vitin e kaluar ka qenë anëtar i bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje.

Për shkak të konfliktit të interesit që ka z. Mehmetaj, dy anëtarë të bordit kanë kërkuar që të mos ftohet në intervistë. Madje, edhe Agjencia Anti-Korrupsion ka konstatuar se ai është në konflikt të interesit për këtë pozitë. Meqenëse Mehmetaj nuk ia mundëson ligji të bëhet kryeshef, tani kryesuesja e bordit dhe një anëtar tjetër i bordit po duan që ta prishin këtë konkurs”, ka thënë burimi i gazetës.