KOSOVËLAJME

Shtyhet seanca e gjykimit ndaj Konjufcës

Seanca në të cilën do të gjykohej kryeparlamentari Glauk Konjufca për hedhjen e gazit lotsjellës, është shtyrë.

Kjo u konfirmua për Klan Kosovën nga Musa Damati, avokat i deputetit Pal Lekaj, i cili ishte paraparë të paraqitej në këtë rast në cilësinë e dëshmitarit.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Sipas Damatit, Konjufca ka kërkuar që e njëjta të shtyhet për datë tjetër shkaku i angazhimeve që ka pasur për ketë kohë dhe këtë kërkesë e ka aprovuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për ketë rast ka dëshmuar paradite ish-nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti, i cili ka thënë se e ka parë Aida Dërgutin e Glauk Konjufcën duke e nxjerrë gazin nga nëntavolina, por nuk ka pasur mundësi që t’i fotografojë.

Seanca e radhës për t’u dëgjuar Pal Lekaj është caktuar më 21 shkurt në ora 10:00.