KOSOVËLAJME

“Shumë provokuese”, Balje i reagon Kurtit për Kodin Civil: E votojmë nëse e hekni pikën për LGBT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila ka qenë shumë e zëshme sa herë është diskutuar Kodi Civil. Balje e ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili së fundmi tha se Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, sa i përket votimit të ligjit që rregullon martesat e gjinisë së njëjtë.

Balje tha se kjo deklaratë është provokuese, duke treguar qartë se nuk do të ndryshojnë mendim.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Ajo tha se është e gatshme ta votojë ligjin, nëse kjo pikë trajtohet si një ligj i veçantë.

“Kodi Civil është shumë i rëndësishëm për këtë shtet. Veç ky nen, pika e dytë ka qenë problematike. Edhe kur ka qenë herën e parë në Kuvend, na nuk i kemi votu. I kemi thënë Qeverisë bëjeni një ligj të veçantë për LGBT. Hekni prej Kodit Civil, e votojmë.

Për mu personalisht ka qenë një prej deklaratave shumë provokuese. Kryeministri ka folë për fenë…duhet me i nda disa sende.” – tha Balje në Tv Dukagjini.

Ndryshe, Kurti tha para disa ditësh Qeveria e Kosovës planifikon të kalojë Projekt-kodin e ri Civil gjatë muajit maj.

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë në Malin e Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtit seks. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt”, ka thënë Kurti.