Medi
KOSOVËLAJME

Si do të ndikojë kërkesa për hapjen e lumit Ibër në dialog, flet Maloku

Politologu Albiont Maloku ka folur rreth kërkesës se hapjës se Lumit Ibër.

Ai tregon se si do të ndikojë ne dialogun në Bruksel nëse veç hapet kjo urë për qarkullim, si dhe a do të ketë tensione në veri të vendit.

Medi

Maloku thotë, se në lidhje me këtë temë ka pasur dhe diskutime në Bruksel, e cila është një marrëveshje e pajetësuar e viteve 2015/16.

“Në lidhje me hapjen e urës mbi lumin Ibër për kalim të papenguar, sidomos me vetura ka pasur diskutime edhe në Bruksel. Është një marrëveshje e pajetësuar e viteve 2015/2016, që kishte parapar janarin e 2017 të kalonin edhe veturat e të hapej për qarkullim të papenguar për mbrenda qytetit të Mitrovicës, e njejta nuk u jetësua asnjëherë si duhet e si ishte paraparë”, deklaroi ai.

“Kërkesa për hapjen kësaj pengese ndarëse është e moqme dhe e përcjellë më situata tensionuese”, u shpreh Maloku.

Krahas kësaj, ai thotë se nuk është momenti i duhur për kërkesen e hapjes së kësaj ure për qarkullim.

“Fakorit ndërkombëtar duhet t’i bëhet me dije në çdo situatë për ekzistimin e temës së hapjes së kësaj ure për qarkullim të veturave edhe në dialogun e Brukselit. Rivendosja e kësaj çështjeje në diskursin publik, nga ana e Kosovës në këto momente kur BE është e zënë me procesin zgjedhor, nuk më duket produktive për vendin sa për garniturën politike qeverisëse në vend. E, unë po mendoj që Kosova duhet të jetë e para, më pastaj kalkulimet politike”, tha ai./GazetaBlic

Active