KOSOVËLAJMESi ia ndaloi ky qytet i Kosovës hyrjen trupave ruse për 120 ditë (VIDEO)Mitropol25/02/2022Për 120 ditë, mijëra luftëtarë e civilë të Rahovecit kundërshtuan hyrjen e trupave ruse. Pamja që e ka para syve, e rikthen në kohë. Kështu i kalonin ditët gati 23 vite më parë, Sebajdin Cena dhe shokët tjerë të luftës. Qëllimi i tyre ishte i qartë: moslejimi i forcave Ruse në territorin e Rahovecit. Tentimet e rusëve vazhdonin gjithnjë, por pa sukses. Rezistenca e Rahovecianëve që zgjati mbi 120 ditë nuk dallonte shumë nga ato të mëhershmet. Dështimet i detyruan rusët të vendosnin bazën më larg. Aty ende ka mbetur një objekt që përdorej si kuzhinë nga ta. Por si e morën vesh që trupat holandeze po largoheshin dhe ato ruse po vinin? Kjo iu kumtua UÇK-së në mesnatë nga komandantë të NATO-s, por ishte e papranueshme. Si Kryetar i Këshillit për Organizimin e Protestave, për pak orë mblodhi mijëra njerëz rreth Rahovecit. Gëzimi për këtë fitore morale të rahovecianëve ishte tejet i lartë dhe interesimi i mediave ndërkombëtare ishte i jashtëzakonshëm. share on FacebookNGA KATEGORIAKOSOVËLAJME224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitaleKOSOVËLAJMEKandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën SerbeKOSOVËLAJMESami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”KOSOVËLAJMESuedia e kap kosovarin në Kosovë dhe e ekstradon, ia konfiskon pasurinëKOSOVËLAJMEDeri në 9 orë e gjysmë pa rrymë sot, KEDS publikon zonat që do të mbeten pa rrymëEKONOMIKOSOVËLAJME“27.6 milionë euro për rrymën në shtator, era mafi energjetike”
KOSOVËLAJMESami Lushtaku akuzon rëndë Albin Kurtin: “E ndihmoi Gjykatën Speciale, gjithmonë i frikësohej Thaçi e Veselit”