
Sot qytetarët e 21 komunave të Kosovës po iu drejtohen kutive të votimit në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Komisioni Qendror Zgjedhor në faqen zyrtare ka ofruar edhe linkun ku mund të gjeni vendin tuaj të votimit.
Për ta mësuar vendvotimin e saktë, votuesi mjafton që të shënojë numrin personal dhe pastaj do të shfaqen të dhënat.
Kjo bëhet e mundur përmes këtij aplikacioni të vendosur në ueb faqen e KQZ-së:https://eomp.kqz-ks.org/
Të gjitha vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.








