Aurora Group
02LAJME

Si në filma: Dy persona tentojnë të sulmojnë në Mitrovicë pronarin e restorant “Krap”

Një ngjarje që të kujton skenat e filmave ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të kryejnë një sulm të rrezikshëm në parkingun e restorantit “Krap, shkruan Mitropol.

Burime e Sinjalit, bëjnë me dije se cak i sulmit ishte vetura e Arbër Osmanit, 30-vjeçar, pronar i këtij lokali. Ai fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Weelnes

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, në rrugën “Driton Veliu”. Dy persona të panjohur, me helmeta e që lëviznin me motoçikletë, kanë shtënë disa herë me armë zjarri dejt veturës Audi Q8.

Të dyshuarit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

Në skenën e sulmit, është konstatuar një vrimë në derën e pasagjerit të vetutës, që dyshohet të jetë shkaktuar nga plumbat, po që nuk janë gjetur gëzhoja apo predha.

Ngjarja, e incizuar nga kamerat e lokalit, është duke u analizuar nga hetuesit e policisë.

Rasti është inicuar si Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet janë në vijim. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Koha