Si në filma: Sulmohet vetura që transportonte para në dalje të Prishtinës, pamje nga vendi i ngjarjes

Një plaçkitje si në filma ka ndodhur para pak minutash në dalje të Prishtinës, më konkretisht në fshatin Mramur.
Persona të armatosur kanë ndalë veturën e transportit të parave.
Siç mëson Insajderi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të gjata, siç shihet edhe nga pamjet vetura e blinduar është gjuajtur me armë zjarri.
Në fund të dyshuarit ia kanë futur zjarrin veturës në një pomp të benzinës.
Pamje nga vendi i ngjarjes:









