Premium Store
KOSOVËLAJME

“Si nëpër filma” – Të arrestuarit e djeshëm merrnin drogë nga Amerika e Jugut, Irani e Turqia

Të arrestuarit e djeshëm në operacionin “Qielli i Thyer” merrnin narkotikë nga Amerika e Jugut, Irani e Turqia, shkruan Mitropol.

Sipas dosjes të siguruar nga Insajderi, të dyshuarit vepronin si grup i organizuar kriminal duke porositur substanca narkotike të llojeve: heroinë, kokainë e marihuanë.

Weelnes

Ky rrjet, sipas hetimeve, përdornin rrugët tokësore dhe ato detare për transportim. Droga kalonte kah Maqedonia e Veriut e Shaipërisë.

“Aktivitetin e tyre kriminal e realizojnë fillimisht duke aranzhuar porositë e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe, përmes pjesëtarëve të grupit, sigurohen që droga të fshihet në kontejnerë të ndryshëm të ngarkuar me mallra. Përdorin gjithashtu anije transportuese, kamionë për transport mallrash, si dhe vetura të pajisura me ‘bunkerë’ – vende të posaçme të ndërtuara enkas për fshehjen e drogës. Të njëjtat sillen në Kosovë përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në dosje.

Active