
Është sjellur para gjyqit Millosh Antoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it gjatë protestës në vitin 2023 në Zveçan.
Antoviq ka pranuar me vullnet të lirë marrëveshjen me prokurorinë për pranimin e fajësisë.
Ndërkaq prokurori ka kërkuar dënim prej 5 viteve dhe dënim me gjobë 20000.
Antoviq është arrestuar nën dyshimin për disa vepra penale, përfshirë: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, sulm ndaj personit zyrtar, shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.








