KOSOVËLAJME

Sinani i drejtohet ShBA-së dhe BE-së: Parandalojeni përshkallëzimin te pikat kufitare

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, i ka bërë ftesë urgjente ambasadës së ShBA-së në Beograd dhe vendeve të BE-së që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar, sipas saj, përshkallëzimin e situatës, pas paralajmërimit të serbëve për bllokim të pikave kufitare.

Roadside
Market Florenti

Sinani tha se edhe pse vendkalimet te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, aktualisht nuk janë të bllokuara, është e shqetësuar me veprimet që kanë ngritur tensione dhe destabilitet në rajon.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

“Komuna jonë ka një numër të madh studentësh dhe punëtorësh që çdo ditë udhëtojnë drejt Kosovës. Çdo akt i mbylljes së dhunshme, qoftë përmes protestave apo veprimeve të tjera, përbën një rrezik real që mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha”.

“Ftojmë me urgjencë ambasadat e SH.B.A.-së, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate. Duhet të angazhohemi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për lëvizje të lirë dhe jetesë të qetë”, ka shkruar Sinani.

Ajo shtoi se kjo situatë vetëm sa e rëndon më tej pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe duke i shtuar shqiptarëve atje ndjenjën e izolimit.