Aurora Group
KOSOVËLAJME

Sindikata e KEK-ut me protestë masive, kërkojnë kthimin në punë e kontratën kolektive

Sindikata e re e KEK-ut po proteston para ndërtesës së këtij institucioni.

Ata po kërkojnë kthimin në vendet e punës e kontratën kolektive.

Pellini

Përmes protestës, punëtorët e KEK-ut kërkojnë që të aplikohet paga e 13-të dhe respektimi i Ligjit të Punës për sëmundjet profesionale.

“Ne i kemi bërë disa kërkesa siç janë respektimi i ligjit të punës për sëmundjet profesionale, paga e 13-të që në bazë të marrëveshjes kolektive na takon, KEK i ka dhënë devidentë Qeverisë dhe me kontratën kolektive të përgjithshme duhet të ceket se në rast që kompania ka mundësi ta japë pagën e 13-të- duhet ta japë. Qeveria ka marrë vendime që vetëm punëtorët esencialë të punojnë mirëpo punëtorë esencial janë të gjithë punëtorët e KEK-ut”, ka thënë  Osmani.

Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë ka për qëllim të përcaktojë masat për përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media yë mbajtur të dielën tha se “mundësitë për rritje pagash janë relativisht të vogla”.

E për këtë çështje, Osmani tha se Kurti me ardhjen në krye të qeverisë, nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.

“Për të janë të vogla pasi tash duhet ta menaxhojë buxhetin e shtetit ashtu siç e kanë menaxhu të tjerët deri sot dhe nuk po reflekton ashtu siç ka premtuar”, tha Osmani.

Premium Store