
Turma e madhe e qytetarëve që prisnin për të blerë bileta për ndeshjen e parë të plejofit në basketboll ka bërë që situata të dalë nga kontrolli dhe të ndalet përkohësisht shitja e biletave.
Pavarësisht se aty janë edhe forca policore e pjesëtarë të sigurisë, turma e madhe nuk ka mundur të menaxhohej mirë.
Kjo situatë nuk është kështu për herë të parë, pasi para secilës ndeshjes tifozët e flaktë e ‘bllokojnë’ biletoren me orë të tëra para shitjes./Mitropol/








