Pellini
KOSOVËLAJME

S’ka nevojë për panik: NATO ka 3,746 trupa në Kosovë dhe 6,240 ushtarë të FSK-së

Lifta Rusi-Ukrainë bëri që të gjitha shtetet ta rimendojnë strategjinë e tyre ushtarake dhe kapacitetet e ushtrive të tyre.

Në rastin e Kosovës, e cila ndodhet në kufi me Serbinë, aleatin më të madh të Rusisë, vendi ynë disponon gjithsej 6,240 ushtarë aktiv të Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjersa 3,500 janë rezervistë, shkruan Mitropol.

London

Veç tyre, në Kosovë ndodhen në detyrë 3,746 ushtarë të NATO-s nga 28 vende të mdryshme dhe në vikend një numër prej 30 ushtarësh nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë nisur për në Kosovë në kuadër të NATO-s

Pas rrethanave të krijuara nga lufta në Ukrainë, krerët e shtetit kosovar si dhe liderë të opozitës kanë bërë thirrje që Kosova të lejohet t’i bashkangjitet NATO-s sa më parë, si shtet që beson në vlerat demokratike të Bashkimit Evropian dhe si aleat i palëlundur i SHBA-ve.

Kujtojmë se dje gjatë ditës, Josip Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri deklaroi se situata në Ukrainë mund të zgjerohet edhe drejt Ballkanit Perëndimor./Mitropol/

Premium Store