
Një person ka marrë plagë në gjoks nga goditja me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, njoftoi ekskluzivisht “Mitropol” pak minuta më parë.
Personi në fjalë në fillim u raportua se iu vërsul me thikën që kishte në dorë qytetarëve, gjersa burime të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se i njejti ka marrë plagë në gjoks.
Siç mëson “Mitropol”, pas vërsuljes ndaj tjerëve, personi në fjalë dyshohet se plagosi veten, por burime të portalit njofton se nuk ka të plagosur tjerë nga incidenti.
Siç njoftojnë burimet e “Mitropol”, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë së Kosovës si dhe ekipe nga emergjenca sapo morën lajmin.
”Mitropol” tentoi të kontaktojë edhe me zëdhënësin e PK-së për Prishtinë, Agron Borovcin, por i njejti ishte i paçasshëm, ndërsa zëdhënësja Flora Ahmeti mbylli telefonin pas dy herësh tentim për konfirmim nga portali./Mitropol/








