Premium Store
02LAJME

Skadon kontrata mes Komunës dhe Unitetit – prej sot rrugët dhe shportat mbesin të papastruara

KRM “Uniteti” ka njoftuar qytetarët e Komunës së Mitrovicës se kontrata e punës për larjen dhe fshirjen e rrugëve, largimin e deponive ilegale, zbrazjen e shportave rrugore nëpër sheshe, shetitore dhe deri te liqeni akumulues, e cila ishte në mes të KRM “Uniteti” dhe Komunës së Mitrovicës, ka përfunduar që nga muaji tetor 2025.

Kjo kontratë, sipas kompanisë, pavarësisht insistimit të KRM “Uniteti”, nuk është vazhduar nga punëdhënësi – Komuna e Mitrovicës.

Active

Si pasojë e mosvazhdimit të kontratës, KRM “Uniteti” njofton qytetarët e Komunës së Mitrovicës se nga data 25.11.2025 nuk do t’i kryejë më këto shërbime.

Për rrjedhojë, rrugët e qytetit, sheshet dhe shetitoret deri te liqeni akumulues do të mbeten pa fshirje dhe larje, ndërsa të gjitha shportat e vogla nëpër rrugë, shetitore dhe deri te liqeni akumulues nuk do të zbrazen.

“KRM “Uniteti” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar pa fajin tonë. Në momentin që nënshkruhet kontrata me Komunën e Mitrovicës dhe vihet në dispozicion dinamika e punës, ne si kompani jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë kryerjen e të gjitha shërbimeve që përfshihen në kontratë.”, thuhet në njoftim./Mitropol/

Dukato 1