Premium Store
02LAJME

SKANDALOZE: Gjimnazi detyron nxënësit t’i pastrojnë klasët pas orës së 4-të, humben dy orë mësimore

Nxënësit e të gjitha klasave të ndërrimit të pasdites në gjimnazin ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, sipas një urdhri të marrë nga Drejtoria e shkollës, janë detyruar që të bëjnë pastrimin e klasëve, raporton ‘Mitropol’.

Ani pse orari mësimor normalisht do duhej të zgjaste gjashtë orë, nxënësit janë detyruar që të mbajnë katër orë mësim dhe dy orët në vazhdim kanë pastruar klasët.

Medi

Përgjatë kohës që nxënësit kanë pastruar, siç kanë bërë të ditur nxënësit në ankesën e tyre drejtuar “Mitropol”, përveç disa profesorëve të cilët kanë mbikëqyrur nxënësit, shumica prej tyre nuk kanë qëndruar në shkollë.

Shkolla ka të punësuar punonjësit teknik të cilët marrin pagë për t’u kujdesur dhe mirëbajtur ambientet e shkollës, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që nxënësit në mënyrë vullnetare t’i pastrojnë ndonjëherë klasët e tyre, por me sa duket këtë herë nxënësit po detyrohen që të pastrojnë shkollën me një vendim të tipit komunist./Mitropol

Koha